
Në një kohë kur informata e saktë dhe e shpejtë është thelbësore, ata kanë krijuar një agregues lajmesh, www.shsh.mk
Në një vend të vetëm, ju gjeni lajmet më të fundit kryesisht nga Maqedonia e Veriut, nga Kosova dhe Shqipëria, të përzgjedhura nga portalet më relevante, përfshi këtu edhe median ku punoj unë, Gazetën Express.
Portali ofron gjithashtu qasjen direkte në të gjitha televizionet e Maqedonisë, si dhe një përzgjedhje të radiove më të dëgjuara, duke e bërë atë një platformë të plotë informative dhe mediatike për çdo përdorues.
Risia më e madhe është rubrika e Diasporës, e cila synon t’u vijë realisht në ndihmë mërgimtarëve. Këtu do të gjeni:
informata të detajuara për ambasadat dhe konsullatat,
të dhëna mbi pritjet dhe gjendjen nëpër kufij,
kontakte të rent-a-car,
si dhe shumë informacione praktike që e lehtësojnë jetën dhe udhëtimet e mërgimtarëve.
Portali është ndërtuar me synimin që të jetë i thjeshtë për përdorim, i shpejtë dhe gjithmonë i përditësuar, duke bashkuar informacionin, median dhe shërbimet praktike në një adresë të vetme.
Qëndroni të informuar. Qëndroni të lidhur. Në një vend të vetëm.



