BotaLajme

“Taksa e miliarderëve” në SHBA – Propozimi i demokratëve ka mbështetjen e Shtëpisë së Bardhë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden e mbështet vendosjen e një “takse të miliarderëve” dhe Shtëpia e Bardhe mendon se propozimi i demokratëve mund të jetë i ligjshëm, sipas zëdhënëses Jen Psaki. Kryetari i Komisionit të Financave në Senatin e SHBA, Ron Wyden,  shpalosi kushtet e propozimit të demokratëve për të taksuar aktivet e miliarderëve për të financuar politikat sociale dhe klimatike të presidentit Joe Biden.

Megjithatë, është e paqartë nëse ka mjaftueshëm mbështetje demokrate për ta kaluar planin, apo një taksë minimale korporative prej 15% ndaj firmave me përfitueshmërinë më të lartë në SHBA.  Këto 2 ide, si dhe përforcimi më i ashpër tatimor, janë ndër mekanizmat që demokratët po konsiderojnë për të financuar disa paketa që vlejnë rreth 3 trilionë dollarë, për të ndërtuar infrastrukturën, nxitur shpenzimet sociale dhe luftuar ndryshimin klimatik.

Wyden dhe politikanë të tjerë, përfshirë senatoren Elizabeth Warren, thonë se legjislacioni tatimor synon të ndalojë shamngien tatimore nga korporatat e të pasurit, dhe mund të gjenerojë qindra miliardë dollarë për të paguar planin e Biden.   Mbështetësit në Kongres thonë se taksa e miliarderëve, që ndikon rreth 700 taksapagues me aktive në mbi 1 miliardë dollarë, apo të ardhura vjetore prej mbi 100 milionë, do të aplikojë një taksë prej 23.8% për shtimet afat-gjata të kapitalit ndaj aktiveve të tregtueshme, edhe nëse nuk janë shitur.

Klevis Llaha / SCAN

*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Related Articles

Back to top button
Close
Close