
Në margjinat e takimit të liderëve për Planin e rritjes që mbahet në Kotor, Mali i Zi, Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, realizoi takim bilateral me të dërguarin special të Francës për Ballkanin Perëndimor, Rene Trokaz.
Kryeministri Xhaferi shprehu shpresë se vendi do i rrumbullakojë hapat e domosdoshme për vazhdimin e agjendës evropiane. Në këtë drejtim, e ndau shqetësimin për mosrespektimin e emrit kushtetues nga ana e Presidentes së sapozgjedhur të shtetit dhe apeloi për respektimin e Memorandumit të nënshkruar para zgjedhjeve nga ana e partive politike në drejtim të parakushteve për integrimin tonë në Bashkimin Evropian.






