LajmeRajon

Takimi me Kurtin, Abdixhiku: U pajtuam në parim për profilin e presidentit të ardhshëm

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pas takimit me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, tha se LDK-ja do të jetë pjesë e përfaqësimit institucional dhe faktor për zgjidhjen e krizës kushtetuese dhe krijimin e institucioneve.

Abdixhiku tha se në takim është diskutuar për kriteret dhe profilin potencial të presidentit apo presidentes së ardhshme të Republikës së Kosovës.

Ai tha se palët janë pajtuar në parim për profilin që duhet të ketë presidenti i ardhshëm, duke theksuar se nuk duan një president partiak, por një figurë të respektuar që përfaqëson unitetin politik.

“Çfarë mbajtëm pas qëndrimeve të sotme të Lidhjes Demokratike të Kosovës se LDK-ja do të jetë pjesë e përfaqësimit institucional dhe do të jetë faktor për zgjidhjen e mundshme të krizës kushtetuese apo të krijimit të institucioneve. Në këtë pikë po diskutojmë, në mënyrë të tillë, për kriteret dhe profilin potencial të presidentit apo presidentes të ardhshme të Republikës së Kosovës. U pajtuam në parim për këtë profil, se si duhet të duket presidenti ose presidentja e ardhshme. Këto me të vërtetë janë të sakta, ju lutem, ky person jo vetëm në orientimin tonë pro-perëndimor, por edhe vlerave për të cilat ne do të qëndrojmë, një president që e do Republikën, e mbron Republikën, ushtron demokracinë në mënyrë të mjaftueshme dhe një figurë që ushtron unitetin politik ashtu siç e kërkon edhe Kushtetuta e Kosovës. Pra, nuk duam një president partiak, por një figurë e cila është e respektuar dhe ushtron me dinjitet funksionin më të lartë shtetëror.

Jam i bindur se Kosova ka figura të tilla, por që nga fjalët që është një temë gjithashtu shumë sensibile dhe kërkuam një periudhë diskutuese të brendshme brenda subjekteve tona dhe konsultative edhe me shoqërinë në secilën mënyrë të vet, para se të vijmë me emra konkretë në takimet e ardhshme. Ajo që fokus e Lidhjes Demokratike të Kosovës është brenda këtij pragu, sepse mundësia e presidentit është e hapur, por për këtë ne kemi ende kohë.

Mirëpo gjërat janë shumë të qarta, pra po flasim për çështjen e presidentit dhe LDK-ja nuk kërkon asgjë mbrapa, domethënë vetëm stabilitet institucional, në mënyrë që Kosova të ketë një lloj qetësie të kërkuar e të mundshme”, tha Abdixhiku.

Related Articles

Back to top button
Close
Close