LajmeMaqedoniTopLajm

Takimi lamtumirës i Kryetarit Xhaferi me Mirosllav Toman

Sot Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, realizoi takim të lamtumirës me SH.T. Mirosllav Toman, ambasadorin e Republikës së Çekisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Në takim të dy bashkëbiseduesit konstatuan së bashku se marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Çekisë janë në nivel të lartë dhe se ekziston interes i ndërsjellë, a edhe mundësi reale për avancimin e bashkëpunimit ekonomik.
Kryetari Xhaferi shprehu falënderim për angazhimin personal të ambasadorit Toman për përforcimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy shteteve dhe theksoi se pret që bashkëpunimi i mirë parlamentar të vazhdojë edhe me Kryetaren e re të Parlamentit të Republikës së Çekisë, Pekarova Adamova. Nga ana jonë, veçanërisht çmohet mbështetja e vazhdueshme dhe e fuqishme që Republika e Maqedonisë së Veriut e pranon nga Republika e Çekisë në procesin eurointegrues.
Ambasadori Toman potencoi se, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut është një oazë e paqes, stabilitetit dhe sigurisë, dhe që kjo të jetë kështu, gjithsesi rolin më të madh e ka Kryetari i Kuvendit. Ai sugjeroi se Republika e Çekisë, do të kryesojë me Këshillin e Bashkimit Evropian në gjysmën e dytë të vitit 2022, me ç’rast prioritet do i japë zgjerimit të Unionit me vendet e Ballkanit Perëndimor.
Kryetari Xhaferi, duke i ndarë ambasadorit Toman Mirënjohje për përkushtimin profesional dhe punën e zellshme që e ka investuar në ndërtimin dhe avancimin e bashkëpunimit të sinqertë dhe miqësor ndërmjet dy vendeve, i uroi sukses dhe fat të mëtejshëm në planin personal dhe profesional.

http://

Related Articles

Back to top button
Close
Close