LajmeRajonTopLajm

Mbështetësit e Berishës dhe Bashës përplasen në hapësirat e selisë së PD-së

Zhvillime të papritura janë duke ndodhur në selinë e Partisë Demokratike.

Sali Berisha dhe mbështetësit e tij janë futur në objektin e PD-së, për të zhvilluar një mbledhje.

Në hollin e partisë ka ndodhur një përplasje verbale.

“Unë nuk po bëj asnjë skandal, as po gjuaj as po shaj. Jam në punë time”, thotë një përfaqësuese e cila duket se mbështet Lulzim Bashën.

Sali Berisha bashkë me mbështetësit futet në selinë e PD-së, brenda objektit gjendet Lulzim Basha

Ende nuk është e qartë se çfarë po ndodh, por mbështetësja e Bashës pretendon se është tërhequr zvarrë nga mbështetësit e Berishës.

Sakaq, në holl ka thirrje Basha dhe Berisha nga mbështetësit e të dy palëve.

Kujtojmë se në PD aktualisht janë duke u zhvilluar dy mbledhje. Sali Berisha dhe anëtarët e Komisionit të Rithemelimit ndodhen në një nga sallat dhe në një sallë tjetër ndodhet Lulzim Basha dhe përfaqësues të PD. /Ora News/

Related Articles

Back to top button
Close
Close