LajmeMaqedoniTopLajm

Takim i presidentit Pendarovski me përfaqësues të Unionit maqedonas në Suedi

Presidenti Stevo Pendarovski gjatë vizitës së tij punuese në Suedi, u takua sot në Geteborg me përfaqësuesit e Unionit maqedonas, ku i njoftoi mërgimtarët maqedonas për aktivitetet për ruajtjen dhe promovimin e kulturës, gjuhës dhe traditës maqedonase, si dhe për integrimin në shoqërinë suedeze dhe zhvillimin socio-kulturor brenda shoqërive dhe klubeve

Siç njoftoi Kabineti i shefit të shtetit, duke shprehur mbështetjen për aktivitetet e mëtejshme në këtë drejtim, presidenti Pendarovski theksoi se angazhimi i tyre është një shembull pozitiv dhe se ata kontribuojnë në përmirësimin e bashkëpunimit midis Maqedonisë së Veriut dhe Suedisë.

Shoqata maqedonase në Suedi është shoqata më e madhe e mërgimtarëve maqedonas në Skandinavi, e përbërë nga 11 shoqata dhe klube maqedonase.

Related Articles

Back to top button
Close
Close