LajmeMaqedoni

Debat në kuadër të projektit “Buxhetim i përgjegjshëm gjinor në sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit rural”

Në kuadër të projektit “Buxhetim i rregullt gjinor në sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit rural” dhe me rastin e shënimit të Ditës ndërkombëtare të gruas të mjedisit rural, sot do të mbahet debat i hapur onlajn dhe prezentim i rezultateve të raportit të përgatitur me një hulumtim të madh dhe gjithëpërfshirës të realizuar në periudhën dhjetor 2020 – qershor 2021 në organizim të Koalicionit rural.

Hulumtimi është përpunuar në kuadër të projektit “Buxhetim i përgjegjshëm gjinor në sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit rural” i financuar nga Qendra për Hulumtim dhe Krijim të Politikave (CRPM) ndërsa i mundësuar me ndihmën financiare të Agjencisë austriake për zhvillim (ADA) dhe Agjencinë suedeze për bashkëpunim ndërkombëtar zhvillimor.

Qëllimi është shqyrtimi por edhe dhënia e rekomandimeve dhe masave konkrete se si të zhvillohet buxhetimi i përgjegjshëm gjinor dhe përfshirja në komponentin gjinor në sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit rural.

Koalicioni rural kumtoi se në mënyrë aktive është duke e realizuar projektin “”Buxhetim i përgjegjshëm gjinor në sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit rural” i cili është drejtuar drejt përcaktimit të sfidave që ekzistojnë në rrugën drejt krijimit të politikave sensitive gjinore dhe programeve në sektor.

Vetë projekti është pjesë e aktiviteteve të Rrjetit rajonal për monitorimin e buxhetimit me përgjegjësi gjinore në të cilën janë përfshirë një numër më i madh i organizatave të Ballkanit Perëndimor, si edhe Moldavia, ndërsa në shtetit tonë atë e kryeson Qendra për hulumtim dhe krijim të politikave.

Hulumtimi i zbatuar për zbatimin e BPGJ në sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit rural tregon se njohja e kësaj teme tek gratë e mjediseve rurale është thuajse minimale, gjegjësisht tërësisht janë të panjohura termet buxhetim i përgjegjshëm gjinor, indeksi gjinor, njohja e barazisë gjinore si e drejtë themelore e njeriut.

Të dhënat për konstatimin e tillë të Koalicionit rural do të prezentohen në një debat të hapur onlajn për rezultatet e hulumtimit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close