LajmeMaqedoniTopLajm

Takim i disa deputetëve të VMRO-DPMNE në ambasadën amerikane, çka po zihet?

Zëvendës shefi i ambasadës amerikane në Shkup, Eric Meyer priti dje një grup deputetësh të VMRO-DPMNE-së për të diskutuar zhvillimet aktuale politike.

Siç njoftoi Meyer, në takim janë diskutuar edhe mundësitë dhe sfidat, por edhe format se si Shtetet e Bashkuara mund të vazhdojnë të mbështesin Maqedoninë e Veriut, shkruan Top24.

Takimi vjen në kohën kur bashkësia ndërkombëtare maksimalisht është angazhuar për krijimin e atmosferës për ndryshimet Kushtetuese, që vendi të fillojë negociatat për anëtarësim në BE. Për të arritur këtë qëllim nevojiten së paku 6 ose 7 deputetë të VMRO-DPMNE.

Fotografitë nga takimi me një njoftim të shkurtër, ku nuk permenden fare ndryshimet Kushtetuese janë postuar në faqen zyrtare të Ambasadës Amerikane në Twiter.

Related Articles

Back to top button
Close
Close