BotaLajmeTopLajm

Tajvani prej 200 ditësh nuk ka regjistruar as edhe një rast lokal të coronavirusit – zyrtarët e vendit zbulojnë sekretin e suksesit

Derisa shumica e vendeve të botës janë duke u ballafaquar me valën e dytë të pandemisë së coronavirusit, Tajvani ka regjistruar plotë 200 ditë pa as edhe një rast të ri “lokal” me COVID-19.

Përgjigja e Taipeit, kryeqytetit të Tajvanit, ndaj pandemisë së COVID-19 po konsiderohet si një nga më efikaset në botë, transmeton Telegrafi.

Tajvani që ka 23 milionë banorë, për herë të fundit kur kishte raportuar për infektim lokal me COVID-19, ishte data 12 prill. E nga e enjtja Tajvani ka konfirmuar 533 raste të reja, ku 55 ishin lokalë. Përveç kësaj, si rezultat i infeksionit me kanë humbur jetën tetë persona.

Kjo luftë efikase kundër pandemisë vjen si kundërpërgjigje në kohën kur Gjermania dhe Franca kanë paralajmëruar masat e reja të izolimit, e Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar 88 mijë raste të reja me coronavirus brenda vetëm 24 orëve të fundit.

Tajvani as që i ka aplikuar masat e rrepta mbrojtëse, siç ishte kufizimi i lëvizjes së qytetarëve që kishte ndodhur në Kinë. Në vend të kësaj, Tajvani ishte fokusuar më shumë në veprime konkrete.

Autoritetet e Tajvanit kanë vendosur që të gjithë pasagjerët të kontrollohen para udhëtimeve direkte nga Wuhani, ku edhe u zbulua për herë të parë coronavirusi gjatë 31 dhjetorit të vitit të kaluar.

Tajvani për herë të parë kishte regjistruar rastin e parë më 21 janar, e menjëherë pas këtij rasti ua kishte ndaluar banorëve të Wuhanit udhëtimet në këtë ishull. Të gjithë pasagjerët që vinin nga Kina, Hong Kongu dhe Makaa janë detyruar t’i nënshtrohen kontrolleve të rrepta.

Gjithçka ndodhi para se Wuhani të izolohej plotësisht gjatë 23 janarit. E deri në mars, Tajvani ua kishte ndaluar hyrjen në këtë territor të gjithë të huajve, përveç diplomatëve, banorëve lokalë dhe personave me viza të veçanta.

Megjithatë, vlenë të theksohet që Tajvani i ka disa përparësi që vendet e perëndimit nuk i kanë. Fjala është për pozitën gjeografike – në ishull zyrtarët e kishin më të lehta të kontrollojnë hyrjet dhe daljet.

Në anën tjetër, Tajvani ka pasur përvojë me SARS-in vdekjeprurës qysh në vitin 2003. Ministri tajvanez i Punëve të Jashtme, Joseph Wu, ka thënë se ky shtet ka punuar në ndërtimin e kapaciteteve për luftimin e pandemisë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close