
Nënkryetari i ASH-së, Nazim Taipi në Daily Click tha se me daljen e tyre nga qeveria, vihet në pikëpyetje çështja e legjitimitetit. Ai tha se gjithsesi VLEN-i është më pak se 1/3 e përfaqësimit të shqiptarëve dhe se nuk do të ketë kuorum për Badenter. Shtoi se janë të gatshëm që të mbështesin ligje të caktuara në interes të etnive.
“Kështu që ne kishim legjitimitet, por çështja e legjitimitetit mund të diskutohet ose mund të vihet në dyshim tash e tutje, me largimin e ASH-së nga qeveria, ku ne kemi 5 deputetë dhe do të dalim nga kjo qeveri, do të ngelin 9 deputetë në këtë përbërje qeveritare dhe kështu mund të dyshohet se si do të funksionojë kjo qeveri tutje dhe mund të vihet në pikëpyetje çështja e legjitimitetit”, theksoi Taipi.



