KurioziteteLajme

SYZET QË DO TË SHITEN MILIONA DOLLARË

Dy palë syze të shekullit të 17-të pritet të shiten miliona dollarë në ankand muajin e ardhshëm. Syzet e veshura me xhevahire, dhe lente prej diamanti dhe smeraldi, besohet se fillimisht i përkisnin mbretërve në Perandorinë Mughal, e cila dikur sundonte mbi nënkontinentin Indian.

Sipas kryetarit të shtëpisë së ankandeve Sotheby’s në Lindjen e Mesme dhe Indi, Edward Gibbs, syzet janë një shembull jashtëzakonisht i rrallë i mjeshtërisë së bizhuterive Mughal,

“Me sa dimë ne, nuk ka të tjera si ato,” thotë ai.

Lentet e të ashtuquajturave syze “Halo of Light”, besohet se janë marrë nga një diamant i vetëm 200 karatësh i gjetur në Golconda, një rajon në shtetet e sotme indiane të Andhra Pradesh dhe Telangana. Sotheby’s vlerëson se diamanti origjinal ishte ndoshta më i madhi i gjetur ndonjëherë.

Syzet që do të shfaqen në publik për herë të parë, janë të dizajnuara për të ndihmuar personin që i mban “të arrijë dritën” dhe “të shmangë të keqen”.

Gurët e çmuar ishin shumë të vlerësuar në traditat islame dhe indike, ku kishin lidhje të forta me spiritualitetin. Sipas Gibbs, diamantet lidheshin me “dritën qiellore” dhe “ndriçimin” në shoqëritë indike. E gjelbra është gjithashtu një ngjyrë e lidhur ngushtë me parajsën, shpëtimin dhe jetën e përjetshme në Islam, feja e praktikuar nga sundimtarët Mughal.

Perandoria Mughal ishte e njohur për mjeshtrinë e bizhuterive në të gjithë Azinë Jugore. Në shekullin e 17 -të, nënkontinenti Indian ishte “burimi i vetëm i diamanteve në botë”, sipas Gibbs. Rajoni ishte, pra, shtëpia e disa prej teknikave më të përparuara të epokës.

Sotheby’s vlerëson se të dy palët e syzeve do të shiten për nga 2.1 milion dollarë deri në 3.5 milion dollarë secila. Dhe megjithëse mund të jenë shekullorë, ato duken jashtëzakonisht të kohës dhe trendi.

Related Articles

Back to top button
Close
Close