LajmeRajon

Sveçla për incidentin me maturantët në veri: Pr*pagandë serbe, asgjë e re nga ta

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar sërish për manifestimin e maturantëve në sheshin “Car Llazar” në veri të Mitrovicës.

Gjatë festimeve, janë shënuar disa provokime nga ana e maturantëve serbë, por Policia e Kosovës ka reaguar menjëherë për të parandaluar përshkallëzimin e situatës.

Sveçla sot përmes një postimi në Facebook ka shkruar se kërkesa e zyrtarëve policorë për të mos provokuar po prezantohet si dhunë, ndërsa një veprim të një polici që shihet duke i kërkuar një të riu të mos provokojë po e paraqesin si ngufatje.

“Ja si duket propaganda serbe: Kërkesën e zyrtarit policor që grupi mos të provokojë qytetarët në mënyrë që situata mos të eskalojë ata e quajnë dhunë dhe vendosjen e dorës e quajnë ngufatje. Shfaqjet e tyre të ekstremizmit dhe shovinizmit i quajnë festë, kurse ngjyrën e kuqe me të cilën ata kanë ngjyrosur figura të ndryshme në trup tentojnë ta paraqesin si gjak. Asgjë nga e re nga ta”, ka pohuar ai.

Ai tutje ka thënë se “Kjo propagandë mund të ketë efekt vetëm tek të painformuarit dhe qarqet nacionaliste në Serbi”.

Related Articles

Back to top button
Close
Close