LajmeRajonTopLajm

Sveçla konfirmon sulmin me granatë në Zveçan e zjarrin në Zubin Potok: Akte me elemente terroriste

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar për djegien e zyreve  në Qendrën e Regjistrimit në Zubin Potok.

Aio ka thënë se ky është një akt kriminal me elemente terroriste i shkaktuar nga persona të dyshimtë, shkruan lajmi.net.

“Policia e Kosovës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe së shpejti do të kemi më shumë informata. Po ashtu, është sulmuar edhe Qendra e Regjistrimit Civil në Zveçan ku dyshohet edhe për një mjet shpërthyes”, ka shkruajtur Sveçla.

Sipas tij, këto sulme e tregojnë më së miri se çka do të ndodhte në Jarinjë e Bërnjak po mos të shkonin Njësia Speciale atje.

Postimi i plotë i Sveçlës:

Sot ora 01:00 pas mesnate, nga një akt kriminal me elemente terroriste të shkaktuar nga persona të dyshimtë është djegur Qendra e Regjistrimit të Automjeteve e cila gjendet në objektin e komunës në Zubin Potok. Policia e Kosovës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe së shpejti do të kemi më shumë informata.

Po ashtu, është sulmuar edhe Qendra e Regjistrimit Civil në Zveçan ku dyshohet edhe për një mjet shpërthyes. Këto veprime kriminale tregojnë më së miri se çfarë do të ndodhte në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak nëse nuk do të kishim praninë e njësive speciale për të garantuar rend dhe siguri. Ministria e Punëve të Brendshme me agjencitë e saj angazhohet për rend, siguri dhe sundim të ligjit dhe është garant i vendimeve sovrane të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe përkundër veprimeve të tilla do të vazhdoj me angazhim të plotë në zbatimin e vendimit në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Ftojmë qytetarët në veri që të respektojnë ligjet dhe të mos dirigjohen apo manipulohen nga ata të cilët mbijetojnë politikisht, apo përfitojnë materialisht, vetëm falë tensioneve.

Related Articles

Back to top button
Close
Close