LajmeMaqedoniTopLajm

Surprizë e veçantë për Ali Ahmetin në Kuvendin e BDI-së në Gostivar – talentja Amina Selimi i dhuron një pikturë me simbolikën e qytetit

Kuvendi i Degës së BDI-së në Gostivar nuk u karakterizua vetëm nga zhvillimet politike, por edhe nga një moment i veçantë artistik dhe emocional. Gjatë aktivitetit, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, mori si dhuratë një pikturë të realizuar nga talentja e re e artit figurativ, Amina Selimi. 

Vepra paraqet dy nga simbolet më të njohura të Gostivarit – Sahat Kullën dhe Xhaminë e Sahatit – të punuara me kujdes dhe ndjeshmëri artistike, duke përcjellë trashëgiminë historike dhe identitetin kulturor të qytetit.

Ky gjest u prit me duartrokitje nga të pranishmit dhe i dha një dimension tjetër kuvendit, duke dëshmuar se arti mbetet një urë që bashkon brezat dhe vlerat e një komuniteti.

Për Amina Selimin, dhurimi i kësaj pikture përbën një vlerësim të talentit të saj, ndërsa për të pranishmit ishte një kujtesë se të rinjtë vazhdojnë ta promovojnë Gostivarin përmes krijimtarisë dhe artit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close