
Këtë të mërkurë, 24 dhjetor, u luajtën ndeshjen e fundit për javën e 18-të dhe të fundit për vitin 2025.
Pas 18 javëve të para, Egnatia kryeson renditjen me 37 pikë dhe është kampione e dimrit. Elbasani mban vendin e dytë me 33 pikë, ndërsa ndiqet nga Dinamo me 32 pikë dhe Vllaznia me 30 pikë.
Teuta me 25 pikë dhe Partizani me 23 pikë, mbajnë mesin e tabelës. Vora është ngjitur në vendin e shtët me 19 pikë.
Renditja mbyllet nga Bylis me 18 pikë, Flamurtari me 14 pikë dhe Tirana e fundit me 10 pikë të grumbulluara.




