BotaLajme

Sulmuesi i njohur rrezikon pesë vite burg, akuzohet për dhunë ndaj gruas

Deri para pak kohësh, futbollisti slloven, Tim Matavz, i cili që nga viti i kaluar luan për klubin e ligës së parë kroate, Gorica, është gjendur nën akuza të rënda, shkruan Slovenske Novice.

Përkatësisht, gruaja e tij, Polona Faganel e ka akuzuar atë se më 9 prill e ka sulmuar fizikisht në shtëpinë e tyre në Slloveni, duke e kërcënuar dhe keqtrajtuar.

Policia sllovene, siç shkruan portali i njohur, i ka vendosur ndalim një personi që t’i afrohet një personi tjetër, vendit apo zonës së caktuar.

 

 

Edhe pse nuk specifikuan identitetin e personave për shkak të pajtueshmërisë me GDPR, policia i referohet Matavzit dhe gruas së tij.

Ndryshe, rasti është raportuar te gjykatësi hetues, në Prokurorinë e Shtetit dhe në Qendrën për Punë Sociale, ndërsa sulmuesi është akuzuar për veprën e dhunës në familje.

Duke pasur parasysh se ai akuzohet për dhunë në familje, ai përballet, sipas ligjit slloven, me një dënim deri në pesë vjet burg.

Avokati i Matavzit, Jernej Velikonja, nuk ka dashur të komentojë rastin, por ka deklaruar se ka një çështje divorci në vazhdim mes lojtarit të Goricas dhe bashkëshortes së tij Polona.

Related Articles

Back to top button
Close
Close