LajmeMaqedoniTopLajm

Kë do ta përkrahin në raundin e dytë, Siljanovskën apo Pendarovskin? Zejdi: Personalisht as njërin e as tjetrin, por do ta respektoj vendimin e Frontit Europian

Kreu i LP-së, Skender Rexhepi-Zejdi sot tha se liderët e Frontit Europian bashkërisht do të vendosin se kë do ta përkrahin në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Rexhepi tha se personalisht, nuk do ta mbështeste asnjërin kandidat, pasi pala maqedonase nuk tregoi gatishmëri për të mbështetur kandidatin e Frontit, Bujar Osmani.

“Nëse ishte personalisht për mua, unë nuk e votoj as njërin, as tjetrin, sepse nuk ka gatishmëri, nuk kishte gatishmëri as dje nga maqedonasit të përkrahin një kandidat shqiptar, siç ishte Bujar Osmani, i cili jo vetëm se ishte i kapshëm, i pranueshëm për shqiptarët, por me programin e tij aq voluminoz, aq të detajuar, duheshte doemos të jetë i kapshëm edhe për shumicën e maqedonasve. Po të ishte te unë personalisht, nuk do e kisha përkrahur as njërin, as tjetrin, por unë do ta respektoj vendimin e Frontit Eurpoian”, tha Zejdi.

Related Articles

Back to top button
Close
Close