BotaLajme

Sulmi në Washington, Senati bën bashkë dy komitete për të shqyrtuar çështjen

Sulmi i datës 6 janar në Kongresin dhe Senatin amerikan ka bërë bashkë këtë të martë 2 komitete të Senatit për hetim të hollësishëm. Shqetësimi kryesor i senatit është se si protestuesit hynë aq thjeshtë në një ndërtesë federale dhe pse vonoi përgjigjja e trupave të Gardës Kombëtare.

Dy komitete të Senatit amerikan janë bërë bashkë për të hetuar atë që ndodhi në Washington më 6 janar.

Ish-zyrtarë të lartë të sigurisë së Kapitolit janë thërritur për të dëshmuar në lidhje me problemet e sigurisë dhe rendit kur një turmë e mbështetësve të ish – Presidentit Trump hynë në ndërtesën qeveritare.

Steven Sund, ish-shefi i Policisë së Kapitolit, Paul Irving, ish-rreshter në Kongres dhe Michael Stenger, ish-rreshter në Senat dhanë dëshminë e tyre. Ata dhanë menjëherë dorëheqjen pas sulmit në Kapitol, kur ligjvënësit amerikanë po votonin për të certifikuar Biden si president.

Pesë njerëz humbën jetën atë ditë, duke përfshirë një oficer policie.

Seanca dëgjimore është pjesë e një hetimi të përbashkët të nisur nga Komiteti i Sigurisë Kombëtare të Senatit dhe Komiteti i Senatit për Administratën Publike.

Shqetësimi kryesor i senatit është se si protestuesit hynë aq thjeshtë në një ndërtesë federale dhe pse vonoi përgjigjja e trupave të Gardës Kombëtare.

Hetimi i Senatit përfshin edhe përgjigjet dhe koordinimin e Departamentit të Mbrojtjes, Departamentit të Sigurisë Kombëtare dhe Byrosë Federale të Hetimit.

Sulmi i datës 6 janar në Kapitol shihet me shqetësim nga klasa politike në Amerikë, ndërsa është njoftuar se edhe Departamenti i Drejtësisë e ka përparësi hetimin e plotë të ngjarjes.

Në javë pas sulmit, Kongresi fajësoi Trumpin për nxitje të trazirave. Akuza që u rrëzuan më pas në Senat.

Related Articles

Back to top button
Close
Close