BotaLajme

Sulmi në Ukrainë nga disa fronte, SHBA largon me urgjencë personelin nga Bjellorusia

Shtetet e Bashkuara u kërkuan punonjësve qeveritarë amerikanë në Bjellorusi dhe familjarëve të tyre të largohen nga vendi, teksa frika e një pushtimi rus në Ukrainë, sa vjen e rritet.

Urdhri erdhi disa orë pasi Uashingtoni dhe Moska u përplasën për Kievin në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. SHBA edhe një herë kërcënoi aty se do të vendosë sanksione ndaj oligarkëve të pasur rusë nëse sulmohet ish-shteti sovjetik.

Shtetet e Bashkuara, po ashtu e kërcënuan Moskën se po planifikon të mbledhë një forcë ushtarake prej 30 mijë trupash në Bjellorusi brenda disa javësh. Departamenti i shtetit i paralajmëroi amerikanët të mos udhëtonin drejt këtij vendi  “për shkak të zbatimit arbitrar të ligjeve, rrezikut të ndalimit dhe grumbullimit të pazakontë dhe shqetësues ushtarak përgjatë kufirit të Bjellorusisë me Ukrainën”.

Sipas të dhënave të SHBA-së, përvec 100 mijë trupave në kufirin e saj me Ukrainën, Rusia ka edhe 5.000 trupa në Bjellorusi, shifër kjo të cilën planifikon ta shumëfishojë.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në OKB, Linda Thomas-Greenfield i tha Këshillit të Sigurimit se 30 mijë forcat ruse që do të mblidhen atje, do të jenë më pak se dy orë larg në veri të Kievit. Por homologu i saj rus, Vassily Nebenza, i hodhi poshtë akuzat e foli për një valë histerie në Uashington, pasi nuk e shpjegonte ndryshe kërkesën për të mbledhur Këshillin e Sigurimit.

Asnjë zyrtar rus, u shpreh ai, nuk e ka kërcënuar me pushtim republikën ish sovjetike, ndërsa shtoi se ukrainasve po u bëhet “shpëlarje truri” nga “Rusofobia” e Perëndimit. Sa për praninë e trupave në Bjellorusi, atë nuk e mohoi, por u shpreh se janë aty për stërvitje të përbashkëta ushtarake.

Top Channel

Related Articles

Back to top button
Close
Close