LajmeRajon

Policia e Kosovës dënon kompaninë private që nuk pastroi rrugët nga bora

Policia e Kosovës e ka dënuar një kompani private e cila ishte kontraktuar për ti pastruar rrugët nga bora në rajonin e Ferizajt, shkruan Gazeta inFokus.

Lajmin e ka konfirmuar Policia përmes një postimi në faqen zyrtare në rrjetin social Facebook.

Policia kësaj kompania i ka incuar fletëparaqitjen për gjykatë, pasi pas inspektimeve të rrugëve magjistrale të rajonit të Ferizajt, ka vërejtur se disa pjesë të rrugëve magjistrale ishin të pa pastruara nga bora.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka apeluar tek shoferët e automjeteve që të respektojnë dhe të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes në raport me kushtet e rrugës dhe të mbajnë distancën në mes të automjeteve me qëllim parandalimin e aksidenteve.

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë të Policisë së Kosovës./Gazeta inFokus/

Related Articles

Back to top button
Close
Close