BotaLajme

Sulmi i Rusisë në Kiev/ Kreu çeçen: Zelensky ik para se të të gjuajmë, mos i kthe sytë nga Perëndimi

Kreu i çeçenëve Ramazan Kadyrov ka reaguar pas sulmeve të Rusisë në Kiev.

Ai shprehet se tani është absolutisht i kënaqur me zhvillimin e të ashtuquajturit “operacionit special” në Ukrainë.

“Tani jam njëqind për qind i kënaqur me mënyrën se si po zhvillohet operacioni special ushtarak”, shkroi ai në kanalin e tij Telegram të hënën.

Ai ka paralajmëruar presidentin Volodymyr Zelensky të largohet para se ta qëllojnë, duke i thënë që të mos i kthejë më sytë nga Perëndimi.

“Ne të paralajmëruam, Zelensky, se Rusia nuk ka filluar ende me të vërtetë. Mos u anko si llum. Më mirë ik, para se të goditesh. Ik. Ik, Zelensky, ik pa kthyer sytë nga Perëndimi”, shtoi Kadyrov.

Related Articles

Back to top button
Close
Close