BotaLajmeTopLajm

Sulmet amerikane ndaj Iranit sjellin kundërpërgjigje, Teherani: Goditëm 85 baza të SHBA-së

Irani pretendon se ka shënjestruar 85 baza ushtarake amerikane në Bahrein dhe Kuvajt, si kundërpërgjigje ndaj sulmeve të fundit të ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara në territorin iranian.

Garda Revolucionare Islamike (IRGC) deklaroi se sulmet u kryen në përgjigje të asaj që e cilësoi si “shkelje të armëpushimit” nga ana e Uashingtonit, pasi forcat amerikane goditën një sërë objektivash në jug të Iranit.

Më herët, autoritetet në Bahrein dhe Kuvajt aktivizuan sirenat e alarmit për raketa, ndërsa Teherani kishte paralajmëruar se do të jepte një “përgjigje shkatërruese” ndaj operacionit ushtarak amerikan.

Nga ana tjetër, Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) njoftoi se kishte goditur mbi 80 objektiva iraniane, përfshirë pozicione ushtarake dhe mjete të Gardës Revolucionare. Sipas Uashingtonit, operacioni u ndërmor si hakmarrje për sulmet ndaj tre tankerëve në Ngushticën e Hormuzit.

Deri më tani nuk ka një konfirmim të pavarur për shkallën e dëmeve të pretenduara nga Irani apo për numrin e objektivave amerikane të goditura në Bahrein dhe Kuvajt.

Related Articles

Back to top button
Close
Close