
Të paktën dy persona u vranë dhe 60 të tjerë u plagosën në Kharkiv pasi forcat ruse nisën një sulm të madh me dron në të gjithë Ukrainën gjatë natës së të mërkurës, thanë zyrtarët ukrainas.
“Shtatëmbëdhjetë sulme nga UAV-të armike u kryen brenda vetëm 10 minutash në dy lagje të qytetit këtë natë,”-tha kryetari i bashkisë së Kharkivit, Igor Terekhov.
Më shumë se 15 apartamente u përfshinë nga flakët në një ndërtesë pesëkatëshe dhe disa shtëpi u goditën.
Sulmet shkaktuan shkatërrime të gjera në lagjet Slobidskyi dhe Osnovianskyi të Kharkivit, duke goditur ndërtesa apartamentesh, shtëpi private, kënde lojërash, vende industriale dhe transport publik.
Ekipet e emergjencës, punonjësit e bashkisë dhe vullnetarët punuan gjatë gjithë natës për të shuar zjarret, për të shpëtuar banorët nga shtëpitë që po digjeshin dhe për të rivendosur shërbimet e gazit, energjisë elektrike dhe ujit në zonë.
Imazhet nga vendi i ngjarjes të publikuara nga Shërbimi i Emergjencave të Ukrainës në “Telegram” treguan apartamente në flakë, dritare të thyera dhe zjarrfikës që luftonin me flakët./CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.



