BotaLajmeTopLajm

Sulm me raketë në qendrën e Kharkiv

Qendra e Kharkiv është goditur nga një sulm rus. Sulmi i mëngjesit dukej se synonte zyrat qeveritare në Sheshin e Lirisë në qendër të qytetit.

Një video virale në kanalet e mediave sociale ukrainase tregon një raketë që përplaset në pjesën e përparme të ndërtesës së Administratës Rajonale Shtetërore. Kjo shkakton një shpërthim të madh e të zjarrtë që shpërndan dritaret dhe makinat aty pranë, transmeton rtv21.tv.

Video e pasojave tregon makina të djegura dhe mbeturina në sheshin e qytetit. Nuk raportohet ende për të lënduar apo viktima.

Qyteti verilindor i Kharkiv-it ka pasur luftime të ashpra dhe bombardime ajrore në ditët e fundit. Është qyteti i dytë më i madh i Ukrainës dhe shtëpia e 1.6 milionë banorëve./21Media

 

  

Related Articles

Back to top button
Close
Close