
Kombëtarja e Shqipërisë ka pësuar humbje 1-0 në udhëtim te Suedia në ndeshjen e dytë miqësore të muajit mars.
Kuqezinjtë u mposhtën 3-0 në ndeshjen e parë nga Kili, derisa paraqitja e sotme ishte shumë më e mirë se katër ditëve më parë.
SofaScore ka publikuar edhe notat e futbollistëve më të mirë te të dyja ekipet përfaqësuese pas përfundimit të ndeshjes.
Në mesfushë më të vlerësuarit ishin Nedim Bajrami, Ylber Ramadani e Kristjan Asllani, derisa notat më të ulëta shkuan për Ivan Balliun dhe Qaim Lacin.
Te skuadra vendase futbollistët më të vlerësuar ishin Alexander Isak, Victor Lindelof dhe golashënuesi Gustaf Nilsson. /Telegrafi/



