
Sot u mbajt mbledhja e parë e Këshillit për Zhvillim të Rajonit Planor të Vardarit, ku morën pjesë të gjithë kryetarët e komunave anëtare, mes tyre edhe kryetari i Çashkës, Suat Shaqiri, njofton Top24. Gjatë takimit u diskutuan prioritetet zhvillimore të rajonit, mundësitë për bashkëpunim ndërkomunal dhe projektet e përbashkëta që synojnë përmirësimin e infrastrukturës dhe nxitjen e zhvillimit ekonomik. Mbledhja u karakterizua nga atmosferë konstruktive, ku u propozua rendi i ditës me shtatë pika, përfshirë edhe zgjedhjen e kryetarit të këshillit.
“Sot u mbajt mbledhja e parë e Këshillit për Zhvillim të Rajonit Planor të Vardarit, ku morën pjesë të gjithë kryetarët e komunave që janë pjesë e këtij këshilli.
Gjatë takimit u diskutuan prioritetet zhvillimore të rajonit, bashkëpunimi ndërkomunal dhe planet për projekte të përbashkëta që synojnë përmirësimin e infrastrukturës dhe zhvillimin ekonomik.
Mbledhja u zhvillua në atmosferë konstruktive, ku u propozua rendi i ditës me 7 pika, ndër të cilat edhe zgjedhja e kryetarit të këshillit”, njofton Shaqiri.



