
Kryetari i Komunës së Çashkës, Suat Shaqiri, po vazhdon angazhimin e tij për të përmirësuar kushtet e jetesës në vendbanimet rurale të komunës. Ai sot zhvilloi një vizitë terreni në fshatin Jabollcisht i Poshtëm, ku u njoh nga afër me gjendjen aktuale dhe me punët që duhet të realizohen në vazhdim.
Gjatë vizitës, Shaqiri identifikoi nevojat më urgjente të fshatit, me theks tek infrastruktura bazë dhe rrugët lokale, duke theksuar se institucionet komunale do të ndërhyjnë për të zgjidhur çështjet që kërkojnë vëmendje të menjëhershme. Ai theksoi se komuna do të jetë gjithmonë pranë banorëve për t’u siguruar se kërkesat e tyre marrin zgjidhjet e duhura, njofton Top24
“
Si Kryetar i Komunës së Çashkës, sot zhvillova një vizitë terreni në fshatin Jabollcisht të Poshtëm, ku nga afër u njoftova me gjendjen aktuale dhe me punët që na presin për t’i realizuar.



