LajmeMaqedoni

Studentët e Fakultetit Juridik të UT-së realizuan një vizitë studimore në Vjenë të Austrisë

Studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit të Tetovës, Rijad Bejtulla dhe Jeton Selimi nga programi studimor i Kriminalistikës dhe Amra Azizi nga ai i Drejtësisë, së bashku me Prof. Ejona Icka, e vizituan selinë e Kombeve të Bashkuara në Vjenë. Kjo vizitë u realizua në kuadër të “IAYSP Autumn Assembly 2023, që u mbajt më datë 14-17 shtator të këtij viti.

Gjatë qëndrimit të tyre në selinë e Kombeve të Bashkuara në Vjenë ata ndoqën disa trajnime për zhvillimin e aftësive komunikuese, veç kësaj, ata patën mundësi të vënë kontakte me njerëz nga vende të ndryshme të botës. Studentët tanë, po ashtu kanë dëgjuar edhe disa ligjërata nga profesionistë të fushave të ndryshme, si dhe një prezantim nga Sekretari i Përgjithshëm i FPU-Austri.

Gjatë qëndrimit në Vjenë, vizituan edhe disa vende shumë të rëndësishme, ku një ndër ato ishte edhe selia e OKB-së e vendosur në një objekt i cili ka rreth 4500 zyra dhe 9 salla konferencash, u njohën me historikun e krijimit të organizatës dhe funksionimin e saj. Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close