
Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në qarkun e Tiranës, Erion Veliaj në një lidhje për Maratonën Zgjedhore në Vizion Plus ndër të tjera foli edhe për strategjitë e përdorura në fushatën e këtyre zgjedhjeve.
E ftuar në studio, pedagogia Zana Guxholli u ndal të vlerësonte një menaxhim të tillë. Ajo u shpreh se ajo çka të gjithë prisnin ishte që fluksi i madh të sillte një goditje të madhe për qeverinë. Pas kësaj, Guxholli pranoi se mund të ishin gabuar në këtë rast.
Mënyra si po e përshkruaje menaxhimin duke qenë se është dhe në fushën time, më bëri përshtypje. Se në fakt të gjithë u bëmë optimist kur pamë fluksin e madh të votuesve në orët e para të mëngjesit dhe deri në orët e drekës dhe zakonsht pjesëmarja e madhe është në favor të opozitës, sepse ngrihesh për të votuar për atë çka stë pëlqen nga pushteti. Paskemi qenë gabuar.
Veliaj e ka emocionuar ish-këshilltaren e Sali Berishës, Zana Guxholli, për të cilën nuk hezitoi ta vlerësonte si një kundërshtare model në zgjedhjet e vitit 2013, kur PS ishte në opozitë.
T’i kthej një përjigje me shumë xhentilesë mikeshës time Zanës. Ne patëm një studim shumë të veçantë. Na ka marrë malli kur bënim debate për ide, ishim në kampe të ndryshme, por kjo s’do të thotë që kemi qenë armiq; kemi pasur kënaqësinë të debatojmë anët e ndryshme të të njëjtit argument. Fatkeqësisht, në këtë fushatë pamë shumë zhurmë, xhirime gomash, shumë pak ide, të merrte malli të kishe një kundërshtar si Zana në kohën e kësaj fushate. Suzana ka qenë kyç në 2013, stafi ynë kaloi kohë duke studiuar pjesëmarrjen në votime. Ne kuptuam se pjesëmarrja e lartë ishte një ambicie e të dyja kampeve. Qeveria Berisha kishte dy mandate dhe mundohej të thyente një rekord të paprecedentë në tranzicionin shqiptar, ndërsa ne vinim nga tetë vite në opozitë. Isha gjithmonë shumë alert që pjesëmarrja në 2021 nuk do t’i ngjasonte 2017, por 2013-ës, ku të dyja palët do të mobilizonin njerëz. Ishim të pasionuar për të thyer një rekord. Zana, indirekt më ka ndihmuar sepse kam studiuar fushatën e saj të 2013-ës për të ndërtuar diçka më shumë në 2021. Të falenderoj shumë



