LajmeMaqedoniTopLajm

Stoillkovski: Antikorrupsioni sërish do të arsyetojë se nuk ka kapacitete të mjaftueshme

Naum Stoillkovski nga VMRO DPMNE në Programi 200 me Nazim Rashidi, është shprehur se institucionet kompetente në vend kanë dështuar kur bëhet fjalë për aferën e shpallur nga kjo parti opozitare, e cila ka të bëjë me pasurinë e padeklaruar nga zyrtarë të caktuar, shkruan Alsat.

Siç vlerëson Stoillkovski, komisioni anti- korrupsion nuk do të jetë në krye të detyrës as kësaj radhe.

“Tani e tutje supozoj, shpresoj të gaboj, se Biljana Ivanovska do të dalë dhe do të thotë, se nuk ka kapacitet, së dyti – do t’i akuzojë sërish qytetarët për korrupsion, gjegjësisht për ekzistencë të një lloj miti dhe tradite të dhënies së ryshfetit” ka thënë Stoillkovski.

Related Articles

Back to top button
Close
Close