
Kryetari i komunës së Karposhit, Stevçe Jakimovski është dënuar me 3 vjet e 6 muaj burg. Ai akuzohej për objektin e ri administrativ komunal që është ndërtuar pa leje dhe më pas është kërkuar legalizimi edhe pse objekti është ndërtuar pas afatit të ndërtimit të vitit 2011.
Dënim me kusht iu shqiptua një të punësuari në komunë nëse nuk e përsërit veprën në 5 vitet e ardhshme. Jakimovski pas aktgjykimit deklaroi se gjuetia ndaj tij po bëhej një kohë të gjatë, që siç tha “të na heqin neve që kemi shkolla cilësore, që të vijnë atë me diploma të blera”.
Lufta është e rëndë, lufton kundër shtetit, kundër pjesës më të fuqishme, Prokurorisë, shtoi Jakimovski duke pohuar se do të parashtroj ankesë. Vendimi gjyqësor nuk është i plotfuqishëm dhe të dënuarit kanë të drejtë ankimimi në Gjykatën e Apelit.



