
Stella Maxwell vazhdon të mahnit ndjekësit e saj me postimet e saj magjepsëse në Instagram.
Në postimin e saj të fundit, ajo shihet e shtrirë në një varkë luksoze, e veshur me një fustan të bardhë elegant që shkëlqen nën dritën e diellit.
Komentet ‘shpërthejnë’ nga admiruesit e saj të shumtë, duke e përshëndetur për stilin dhe guximin e saj që gjithnjë di të tërheqë vëmendjen.
“Sogno all’orizzonte 🤍” – është përshkrimi i saj që na bën të ëndërrojmë dhe të pyesim: A është kjo një paralajmërim për aventurat e reja që Stella po planifikon?
Stella Maxwell, një nga Angel-et më ikonike të Victoria’s Secret, vazhdon të jetë një ikonë mode globale.
Me origjinë nga Irlanda e Veriut, por e lindur në Belgjikë, ajo ka fituar një vend të veçantë në industrinë e modës falë elegancës dhe stilit të saj unikal.



