
Derisa bërja biznes është e lehtë në përgjithësi në Maqedoni të Veriut, edhe korniza ligjore në masë të madhe është në përputhje me standardet evropiane, korrupsioni është një problem i vazhdueshëm.
Kështu së paku thuhet në raportin e Stejt Departmentit për klimën për investime në shtetin tonë për vitin 2021. Në raport, thuhet se ka patur akuza kredibile për korrupsion në politikë, gjyqësi dhe shumë sektore tjera. Komisioni aktual për luftë kundër korrupsionit ka hapur hetime të shumta lidhur me korrupsionin, të fokusuar në persona zyrtarë nga spektri politik, për nepotizëm dhe konflikt të interesave, thuhet në raport, ku shtohet se “Transparency International” e ka ranguar Maqedoninë e Veriut në vendin e 111 nga 180 vende, në përputhje me indeksin për perceptim të korrupsionit në vitin 2020, që është rënie për pesë vende përshkak mungesës së përpjekjeve qeveritare për luftë kundër korrupsionit dhe përplasje të interesave në administratën publike, informon Zhurnal.
Si rezultat i dëshpërimit publik dhe presionit përshkak indeksit të lartë, disi u nxit zv.kryeministri për luftë kundër korrupsionit të sjellë kod etik për anëtarët e Qeverisë dhe të gjithë funksionarët e emëruar nga Qeveria, sipas së cilës ata duhet t’i përkushtohen transparencës dhe punës së përgjegjshme.
Të shpeshta janë raportet për nepotizëm në tenderët publikë. Qeveria nuk siguron asnjë mbrojtje të posaçme të organizatave joqeveritare të përfshira në hetimet për korrupsion. Shumë biznese të cilat punojnë në RMV, duke përfshirë dhe disa amerikane, e kanë identifikuar korrupsionin si problem në tenderët qeveritar dhe në gjyqësi.
“Raporte të shumta ndërkombëtare vërejnë se qeverisja e së drejtës ngelet sfidë kyçe në RMV, duke cekur përzierje qeveritare, biznes apo politike në gjyqësi, dhe finansimi i pamjaftueshëm dhe menaxhimi me gjykatat administrative si pengesa të mëdha. Qeveria vazhdoi me reforma të mëdha gjatë vitit 2020, për përmirësimin e pavarësisë dhe paanshmërisë gjyqësore, por zbatimi i marrëveshjeve dhe praktikat jotransparente për furnizime publike ngelin sfida më e madhe për subjektet afariste”, thuhet kështu në raportin ku thuhet se Maqedonia e Veriut vazhdon të jetë e hapur për investime komerciale të SHBA-së



