LajmeMaqedoniTopLajm

Standardin evropian nuk e arrijmë dot as pas tre brezash!

Paqëndrueshmëria politike dhe marrëdhëniet aktuale me vendet fqinje mund të pengojnë rrugën e integrimit evropian, duke zvogëluar vrullin për reformat e qeverisjes. Gjithashtu, rritja e dobët e produktivitetit të punës pengon konvergjencën e të ardhurave dhe pagave ku me këtë ritëm, niveli mesatar i të ardhurave për frymë i BE-së nuk do të arrihet as pas tre brezash

Fisnik PASHOLLI
Mungesa e kapacitetit administrativ, qeverisja e dobët, gjyqësori joefikas, përhapja e informalitetit dhe korrupsionit vazhdojnë të kenë një ndikim negativ në mjedisin e biznesit dhe besimin e investitorëve. Perspektiva e dobët makroekonomike, sfidat e rëndësishme demografike, duke përfshirë emigrimin e lartë, shpopullimin e shpejtë dhe plakjen e popullsisë, si dhe madhësia e vogël e sektorit privat kufizojnë mundësitë e investimit.

Paqëndrueshmëria politike dhe marrëdhëniet aktuale me vendet fqinje mund të pengojnë rrugën e integrimit evropian, duke zvogëluar vrullin për reformat e qeverisjes.

Gjithashtu, rritja e dobët e produktivitetit të punës pengon konvergjencën e të ardhurave dhe pagave ku me këtë ritëm, niveli mesatar i të ardhurave për frymë i BE-së nuk do të arrihet pas tre brezash. Aftësitë dhe kapacitetet e kufizuara të administratës publike pengojnë ritmin e zbatimit të projekteve në sektorin publik. Kjo ndër të tjerash thuhet në një strategjinë e re për Maqedoninë e Veriut gjatë pesë viteve të ardhshme (2025-2030) nga ana e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Mjedisi i biznesit pengohet nga sektori informal i konsiderueshëm dhe tarifat e shumta parafiskale. Standardet e qeverisjes janë përmirësuar me kalimin e kohës dhe kanë performancë më të mirë se vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor mesatarisht, por vazhdojnë të mbeten prapa niveleve të BE-së.

Perceptimi i korrupsionit është i lartë dhe lidhjet politike shihen si faktori më i rëndësishëm për sukses.
<span;>Sistemi i drejtësisë shihet si joefikas dhe zyrtarët qeveritarë konsiderohen dobët të përgjegjshëm.

Barra e lartë administrative dhe rregullatore për kompanitë i shtyn ato drejt informalitetit. Pavarësisht disa përparimeve në dixhitalizimin e administratës publike, ende mbetet shumë për t’u bërë.

Madhësia relativisht e vogël e sektorit privat kufizon mundësitë e investimit.

Aftësitë dhe kapacitetet e kufizuara të administratës publike pengojnë ritmin e zbatimit të projekteve në sektorin publik. Shkalla e papunësisë ra nga 30 për qind në rreth 14 për qind gjatë dekadës së fundit, por është ende ndër më të lartat në rajon. Shkalla e punësimit është nën 50 për qind të popullsisë aktive dhe ka qenë në stanjacion që nga pandemia, ndërsa shkalla e pjesëmarrjes është në rënie për shkak të emigrimit në shkallë të gjerë të popullsisë në moshë pune. Vërehen disa përmirësime në tregun e punës me rënie të përhershme të shkallës së papunësisë, por rënia e popullsisë ndikon negativisht në ofertën e punës dhe perspektivat afatgjata.

Emigrimi është një sfidë e madhe me një të tretën e popullsisë së lindur në Maqedoninë e Veriut që jeton jashtë vendit. Një Strategji për Kapitalin Njerëzor ka qenë në proces përpunimi për një kohë të gjatë.

Mospërputhjet e thella të aftësive dhe rezultatet e dobëta arsimore reflektohen në papunësi të lartë afatgjatë dhe mungesë të fuqisë punëtore. Kemi rritje të pjesëmarrjes së grave dhe të rinjve në fuqinë punëtore, por boshllëqet mbeten. Boshllëqet e konsiderueshme infrastrukturore po adresohen gradualisht, por një planifikim më i mirë është thelbësor duke pasur parasysh hapësirën e kufizuar fiskale dhe nevojat e mëdha për investime publike.

Modernizimi i rrjetit hekurudhor është në proces, megjithatë pjesë të mëdha të korridoreve hekurudhore mbeten të mbyllura, përdorimi i hekurudhave është i ulët dhe reformat e tjera të sektorit po mbeten prapa. Fluksi i investimeve të huaja direkte në dekadën e fundit ka qenë në rritje, por stoku për frymë mbetet i ulët.

Konkurrueshmëria pengohet nga një mjedis biznesi jo tërheqës, mospërputhjet e aftësive dhe qasja e kufizuar në financë. Popullsia po tkurret, me demografi në plakje dhe emigrim të vazhdueshëm. Papunësia e të rinjve është më shumë se dyfishi i mesatares së BE-27 për shkak të arsimit të dobët, mospërputhjeve të aftësive dhe tranzicionit të vështira nga shkolla në punë.

Gjithashtu, boshllëqet gjinore në pjesëmarrjen në punë dhe lidershipin e biznesit mbeten të konsiderueshme. Ende janë të nevojshme masat kundër korrupsionit dhe informalitetit. Ndjeshmëria ndaj klimës paraqet rreziqe të konsiderueshme për infrastrukturën publike dhe zbatimin e projekteve të infrastrukturës.

Related Articles

Back to top button
Close
Close