LajmeMaqedoni

Nuhi Neziri nënshkruan marrëveshjen me MT për katër projekte kapitale për fshatrat e Tearcës

Kryetari ikomunës së Tearcës, Nuhi Neziri ka nënshkruar marrëveshje me Ministrinë e Transportit për realizimin e projekteve infrastrukturore në fushën e transportit për rekonstruimin  rrugëve në fshatin Dobrosht, Përshevcë dhe Gllogjë, Sllatinë dhe ‘’Ndërtimi i një stacioni për pastrimin e ujërave të zeza për një pjesë të fshatit Sllatinë, Tearcë dhe një pjesë të fshatit Përshefcë’’, shkruan Top24

Edhe 4 projekte të tjera në komunën tonë. Kryetari nënshkroi marrëveshje me Ministrinë e Transportit për realizimin e projekteve infrastrukturore në fushën e transportit.

Projektet në infrastrukturën rrugore janë:
1. ‘’Rikonstruimi i rrugës lokale në fshatin Dobrosht’’. Vlera e projektit është 15.062.511,00 denarë.
2. ‘’Rikonstruimi i rrugës lokale në fshatin Përshefc dhe fshatin Gllogjë’’. Vlera e projektit është 19.291.773,00 denarë.
3. ‘’Rikonstruimi i rrugës lokale në fshatin Sllatinë’’. Vlera e projektit është 21.377.824,00 denarë.
Projekti nga infrastruktura ujore është:
4.‘’Ndërtimi i një stacioni për pastrimin e ujërave të zeza për një pjesë të fshatit Sllatinë, Tearcë dhe një pjesë të fshatit Përshefcë’’ dhe arrin vlerën totale prej 124.327.466,00 denarë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close