
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetin “X”, ku ka treguar se çfarë ndodhi në gjyqin për shpifje me Gazment Bardhin.
Kryesocialisti i referohet njoftimit me mesazh që i ka bërë koordinatori juridik i “shumë gjyqeve me kënetën”, siç e cilëson Rama.
Sipas këtij mesazhi, avokatët e deputetit të PD kanë kërkuar që të mos merreshin parasysh deklaratat, pasi ato që ka thënë Bardhi janë fakte të njohura.
Megjithatë avokati ynë ua ka bërë të qartë që padia është e Edi Ramës dhe behet fjalë për deklaratat e Bardhit për kryeministrin që ka fshirë emrin e vëllait nga dosja me prokurore që pastaj i ka promovuar etj etj.. Pra gjyqi është me Edi Ramën dhe për shpifjet ndaj Edi Ramës, prandaj ata duhet të sjellin prova që të vërtetojnë thëniet e Bardhit. Po natyrisht ata prova s’kanë dhe s’përdridhen duke shtyre seancat me llafe boshe. Ju informoj për seancën tjeter”. Eh Babale Babale, s’përdridhu s’përdridhu…”-thuhet në reagimin e Ramës.



