LajmeMaqedoniTopLajm

Specializantët privat në grevë/ Demiri: Shqyrtojmë kërkesat, por greva është nxitur nga politika

Qindra specializantë privatë  zgjodhën që përmes grevës  t’i përcjellin Qeverisë kërkesat që kanë, pasi sipas tyre të njejtat  nuk po merren seriozisht nga ekzekutivi.

Ata theksuan se kompensimi që marrin aktualisht është 26.000 denarë dhe dëshirojnë që ai të jetë në nivelin e pagës mesatare të një mjeku në një institucion publik shëndetësor.

Një nga kërkesat e tyre është zgjidhja e statusit të tyre, pasi aktualisht figurojnë si  të papunë dhe nuk kanën as sigurim pensional dhe as shëndetësorë.

Sipas tyre, greva do të vazhdojë deri sa të marrin një shkresë zyrtare se kërkesaty e tyre do të pranohen.

“Pas protestës që organizuam më 27 mars, kishim një takim me ministrin e Shëndetësisë, Ilir Demiri, ku na u premtua se kërksesat tona do të përcillën në mbledhjen e ardhshme të  Qeverisë. Megjithatë që nga ajo ditë ka patur dy seance  në Qeveri dhe në asnjërën prej tyre nuk janë prezantuar kërkesat tona dhe nuk morëm asnjë përgjigje. Aspak nuk do t’i realizojmë obligimet që kemi, nuk do të bëjmë dezhurne, nuk do të punojmë në ambulanta, pra bojkotim I procesit të punës”, tha Kristina Ilioska Çeshlaroska.

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Demiri,  thotë se pozita profesionale e specializantëve është shumë më e mirë nëse krahasohet më kushtet që kanë pasur para viti 2017. Ai thotë se do të kërkojë që pagesa e specializantëve privat të jetë e njejtë me ato të punësuar në institucionet shtetërore, por vlerëson se masha që ka nxitur grevën është në duart e politikës.

“Por duhet ta dini se nuk është edhe pa nxitje politike, pa prapavije politike ky angazhim. Që nuk është gjë e bukur. Nuk dua ta kontestoj këtë më shumë. Por kjo është e  nxitur. Sigurisht nuk është prej Qeverisë e nxitur”, tha Ilir Demiri.

Specializantët dhe ministri paralajmëruan një takim për sot, ku shpresojnë të gjejnë gjuhë të përbashkët për zgjidhjen e këtij problem. Në tavolinën e diskutimit ndër të tjerat, specializantët do të përmendin edhe faktin që  janë të gjatë realizimit të pushimit të lehonisë, sepse atëherë anulohet shtesa. Në protestë, kursantët theksuan se duan të qëndrojnë në vend,për të punuar dhe për t’u kujdesur për pacientët.

Related Articles

Back to top button
Close
Close