LajmeMaqedoniTopLajm

Spasovski, njëri nga të arestuarit në aferën Pasaportat kishte kontakte të përditshme me Mickovskin

Ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski gjatë qëndrimit të tij në “Utrinski brifing” tha se njëri nga pjesëmarësit në aferën për dhënien e pasaportave kishte kontakt të përditshëm me kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristjan Mickovski.

Këtë informatë e zbuloi pasi u pyet se pse akuzoni opozitën për opstrukcion gjatë aksionit.

“Unë mbrëmë gjatë daljes sime publike kërkova nga prokuroria ti shqyrtojë të gjitha këto aktivitete.Nëse dilni si parti opozitare me akuza të çfardoqofshin, ofrim dokumentesh, dëshmi etj e këtë nuk e bëni para organit kompetent, para Porkurorisë publike, hapen shumë dilema para së gjithash, pa edhe para meje. Megjithate nëse kemi parasyshë se njëri nga të arestuarit është në lidhje të ngushtë me liderin opozitarë atëherë hapen  dilema serioze se pse është bërë”. thotë spasovski për 360shkallë, përcjellë TOP24.

Ai tha se këto tregojnë se sipas të dhënave dhe indikacioneve që ka dhe dëshmon se një pjesë e dokumenteve që disponon opozita janë siguruar përmes po të njejtit person.

Pas aksionit të MPB-së u arestuan 9 persona ndërsa njëri në ikje. Siç tha mbrëmë Spasovski, zyrtarë të autorizuar  dhe kontrollorë nga njësitë udhëheqëse të MPB-së kanë dhënë dokumente udhëtimi, duke keqpërdorur identitetin e qytetarëve që deri në atë moment nuk kanë pasur dokumente udhëtimi maqedonase.

Në këtë mënyrë nga 215 persona, 214 shtetas të huaj, kanë aritur të marin pasaporta të falsifikuara përmes një ndërmjetësuesi nga jashtë me MPB-në. Mes atyre që kanë përfituar pasaportë maqedonase janë edhe pjestarë të rrjetit kriminal ndërkombëtarë dhe narko-kartele, shkruan 360 përcjellë TOP24.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close