LajmeMaqedoniTopLajm

Spasovski: Kemi arritje të mëdha në luftën kundër korrupsionit

Lufta kundër korrupsionit është prioriteti kryesor i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Këtë e deklaroi sot ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, i cili theksoi se janë intensifikuar aktivitetet në mënyrë të planifikuar për të arritur këtë qëllim madhor për vendin.

Ministri Spasovski njoftoi se vitin e kaluar janë zbuluar 124 krime korruptive.

OLIVER SPASOVSKI, MINISTËR I PUNËVE TË BRENDSHME

“Për këto 124 vepra korruptive janë paraqitur penalisht 164 kryes – 158 persona fizikë dhe 6 persona juridikë, të cilët kanë shkaktuar dëme materiale mbi 227 milionë denarë”

Ai deklaroi keqpërdorimet e pozitës zyrtare në të cilat janë të pranishëm elementë të korruptuar kanë përfaqësimin më të lartë në këto raste.

“Vitin 2021 e përfunduam me mbi 50 për qind rritje të funksionit zbulues të policisë për veprat penale të korrupsionit dhe parandalimin e veprimeve korruptive në vlerë prej rreth 149 milionë denarë”, ka shkruar ministri Spasovski në profilin e tij në Facebook.

Spasovski premtoi se institucioni që ai drejton do të vazhdojë me dinamikë të shtuar në luftimin e kësaj dukurie edhe në vitin 2023.

Luftimi i korrupsionit është njëra prej kërkesave më të rëndësishme të Bashkimit Evropian në kuadër të procesit të skriningut, njërës prej fazave kryesore në rrugën drejt anëtarësimit të vendit në strukturat evropiane. /SHENJA/

Related Articles

Back to top button
Close
Close