
Sot në emisionin e mëngjesit në “Click21” i ftuar është ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, me të cilin biseduam për protestat aktuale dhe incidentet e tyre.
Spasovski tha se janë lënduar gjithsej 54 policë.
Ai bëri thirrje për protesta paqësore demokratike. Sipas ministrit, dora e ngritur ndaj policisë është dorë e ngritur ndaj një shteti.



