LajmeSport

Spanja dhe Portugalia, dalin me një kandidaturë për Kampionatin Botëror

Spanja dhe Portugalia kanë vendosur të dalin me një kandidaturë të përbashkët për të organizuar finalet e Kampionatit Botëror 2030.

Ky edicion përkon me 100-vjetorin e Kampionatit Botëror. Lajmin për kandidaturën e përbashkët të dy vendeve iberike e ka dhënë “Cadena SER”.

Këto dy vende do të garojnë për Botërorin 2030, teksa katër vjet më herët do të zhvillohet në tri vende, në Amerikën e Veriut dhe atë Qendrore.

Meksika, SHBA-ja dhe Kanadaja kanë fituar të drejtën e organizimit të Botërorit 2026.

Spanja dhe Portugalia nga ana e tyre kanë bërë me dije se kanë gati 14 stadiume, nga të cilat 11 në Spanjë dhe 3 në Portugali.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
Close
Close