BotaLajmeTopLajm

Sot takimi kokë më kokë i të fortëve, Baiden – Putin

Samiti dypalëshe i presidenteve të SHBA-së dhe Rusisë mbahet në Gjeneve

Presidenti amerikan Joe Biden do të takohet sot në Gjenevë me presidentin rus Vladimir Putin. Samiti dypalësh vjen disa ditë pasi Biden i referohej Putinit si një “një kundërshtar i denjë”, një referim që analistët e kanë interpretuar si një shfaqje respekti.

Zyrtarët rusë shohin një mundësi të ripërtërirë marrëdhëniet SHBA-Rusi pasi Biden kërkoi parashikueshmëri dhe stabilitet në lidhjen dypalëshe. Megjithëse ka pak shpresa se takimi do të rikthejë rrënjësisht në shina marrëdhëniet dypalëshe, ekziston shpresa në Rusi si nga mbështetësit ashtu edhe nga kritikët e Putinit se takimi me Biden të paktën do të ndalojë spiralen e përkeqësimit.

Analistët thonë se “qëllimi i Putinit është të respektohet si kundërshtar ndryshe nga sa ndodh tani. Kjo duket se është në përputhje me objektivat e Biden-it për një “marrëdhënie të parashikueshme dhe të qëndrueshme”.

Klan News

Related Articles

Back to top button
Close
Close