MaqedoniTopLajm

A do të jetë Arianit Xhaferi kandidat për komunën e Tetovës?

Zgjedhjet lokale të tetorit tashmë kanë nxjerrë disa emra kandidatësh, një pjesë e të cilëve janë konfirmuar, ndërsa shumica e emrave janë pjesë e thashethemeve.

Ndër emrat e përfolur për komunën e Tetovës është edhe aktivisti i njohur i shoqërisë civile dhe drejtuesi i organizatës “ExoGuerilla”, Arianit Xhaferi.

I kontaktuar nga INA, Xhaferi ka theksuar se nuk ka diçka të tillë, edhe pse emri i tij po përflitet nga koluaret partiake se ai do të proppzohet nga opozita shqiptare.

“Unë nuk kam vendosur që të kandidohem për Tetovën”’ theksoi për INA, Arianit Xhaferi. Ai ka shtuar se nuk dëshiron të komentoj për më tepër.

Ndërkohë, opozita shqiptare ASH-AAA ende nuk ka nxjerrë ndonjë kandidat për komunën më të madhe shqiptare, dhe se sipas njoftimeve partiake, disa emra janë në anketime për të vlerësuar rejtingun e tyre.(INA)

Related Articles

Back to top button
Close
Close