LajmeRajon

Sot skadon afati/ Partitë e mëdha ende s’kanë dorëzuar listat, Alibeaj vazhdon mbledhjet maratonë gjetjen e kandidatëve

Kjo e hënë është afati i fundit për partitë politike që të dorëzojnë listat me kandidatët për kryebashkiakë dhe këshilla bashkiakë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeje.

Partitë e mëdha ende nuk kanë dorëzuar listat.

Ndërkohë, partitë e vogla PDIU, PAA, PDS kanë depozituar emrat e kandidatëve në KQZ.

As Partia Demokratike nuk ka gati listat me të gjithë kandidatët. Enkelejd Alibeaj vijon edhe sot mbledhjen me Kryesinë. Sikurse raporton gazetarja e Top Channel Elda Menga, kandidatët e Vaut të Dejes dhe Kurbinit pritet të tërhiqen dhe të mos ketë kandidatë të PD-së në këto bashki.

Mbrëmjen e kaluar, Kryesia e Partisë Demokratike zgjodhi kandidat për Bashkinë e Tiranës Roland Bejkon. Bejko do garojë në zgjedhjet lokale të 14 majit me siglën e PD-së, përballë kandidatit të PS-së Erion Veliaj dhe Belind Këlliçit kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Related Articles

Back to top button
Close
Close