LajmeMaqedoniTopLajm

Sot RMV do të nëshkruaj kontratën për vaksinën kineze

Ministria e Shëndetësisë pritet që sot të nënshkruajë marrëveshje për furnizimin e 200.000 vaksinave kineze kundër Covid – 19. Këto vaksina pritet të arrijnë të paratë në vend. Nënshkrimi vijon pasi të premten në seancë, Qeveria ka miratuar marrëveshjen për furnizimin e vaksinave nga Kina dhe ka obliguar Ministrinë e Shëndetësisë që ta nënshkruajë. Pas arritjes së tyre, duhet të fillojë edhe procesi i imunizimit.

“Vaksinimi do të realizohet përmes rrjetit shëndetësor aktuale dhe pikave të vaksinimit. Është bërë plan i detajuar për transport nga aeroporti deri te të gjitha vendet ku ruhen vaksinat, operatorët ekonomik dhe shtëpia shëndetësore këtu në Shkup, më tej, plan për distribuim deri te pikat e vaksinimit si dhe mënyra e zbatimit praktik të vaksinimit”, deklaroi ditë më parë ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Plani për vaksinim është përgatitur dhe ai parasheh që në ditë të vaksinohen prej 2000-2500 qytetarë. Për çdo qytetar që do ta pranojë dozën e parë, menjëherë do të rezervohet edhe doza e dytë që duhet ta marrë pas 21 ditëve.

Sipas planit, të parët do të vaksinohet të gjithë personat e grupit më të rrezikuar, i cili është i ndarë në dy grupe – në të parin janë punonjësit shëndetësor të cilët punojnë në qendrat covid dhe covid pacientë, në grupin e dytë janë të gjithë qytetarët mbi 70 vjeç.

Në fazën e dytë do të vaksinohet personat më të moshuar se 65 vjeç, personat prej 18 deri 64 vjeç me komorbiditete apo gjendje shëndetësore me rrezik të lartë, punonjës shëndetësor nga Instituti i Shëndetit Publik dhe Qendrat e Shëndetit Publike, farmacistët, stomatologët dhe personeli tjetër shëndetësor, të punësuar në institucione tjera vitale, infrastrukturë kritike dhe gazetarë, të punësuar në institucionet shëndetësore dhe kopshte.

Në fazën e tretë personat e mbetur nga më shumë grupe prej veprimtarive tjera të rëndësishme siç është ushqimi, transporti, prodhimi i barnave, higjiena komunale, sektori bankar, bujqësi, të punësuarit në arsim, në shëndetësi me rrezik të ulët të infektimit, persona të cilët nuk mund të mbajnë distancë fizike dhe në fund të gjithë qytetarët që dëshirojnë ta marrin vaksinën në moshë prej 18 deri në 64 vjeç.

Gjatë kësaj jave duhet të publikohet ueb faqja me karakter informativ dhe në të cilën qytetarët do të mund të paraqiten për vaksinim. Paraqitja do të realizohet me vendosjen e të dhënave personale, qytetarët do të identifikohen dhe do të marrin përgjigje në postë elektronike në të cilën do të shkruan se është pranuar paraqitja e tyre dhe do të mund të presin thirrje nga mjeku amë për terminin kur do të caktohet vaksinimi, në pajtueshmëri me grupin në të cilin bien.

Përpos vaksinave kineze, vendi ka siguruar 800 mijë vaksina nga sistemi Covax dhe për po aq sasi negociohet edhe me kompaninë “Pfizer”. Vaksinat e para nga Covax do të jenë nga prodhuesi “AstraZeneca” dhe ato priten të arrijnë në mars, ndërsa për ato të “Pfizer”, ministri tha se po precizohen marrëveshjet.

Related Articles

Back to top button
Close
Close