LajmeMaqedoniTopLajm

Sot protesta për çmimin e naftës, fiken makinat nga ora 12:00-15:00

Sot protesta për çmimin e naftës, fiken makinat nga ora 12:00-15:00

Sot pritet të zhvillohet protesta e parë në vendin tonë, pas rritjes së menjëhershme të çmimit të naftës.

Aktualisht, në tregun e hidrokarbureve një litër naftë po kap çmimin rekord prej 180 lekë për litër.

Nisma është njoftuar në rrjetet sociale ditën e djeshme dhe iu bëhet thirrje drejtuesve të automjeteve të fikin makinat e tyre nga ora 12:00-15:00 në shenjë proteste këtë të enjte.

Kërkohet që çmimi i naftës të bëhet nga 178 lekë që është aktualisht në pikat e karburanteve, në 15o lekë.

Postimi i shpërndarë dje në rrjetet sociale

Çmimet e karburanteve u rriten së fundmi për të katërtën herë radhazi që nga lehtësimi i pandemisë. Në pikat e tregtimit të operatorëve kryesorë në vend, nafta dhe benzina po shiten me 3 lekë më shtrenjtë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close