
Teatri Kombëtar i Kosovës ka bërë të ditur se sot, në orën 13:00, do të mbahet një mbledhje komemorative në nderim të këngëtarit të njohur Shemsi Krasniqi – Shemi, i cili u nda nga jeta më 22 dhjetor 2025.
Ky takim ka për qëllim të kujtojë jetën, karrierën dhe kontributin e tij të jashtëzakonshëm në muzikën shqiptare.
Në njoftimin e publikuar nga Teatri Kombëtar, theksohet se familja, miqtë dhe bashkëpunëtorët janë të ftuar të marrin pjesë për të shprehur respekt dhe për të nderuar artistin e lartpërmendur.



