KulturëLajmeMaqedoniTopLajm

Sot, 557-vjetori i vdekjes së heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti

Sot, përkujtojmë 557 vjetorin e vdekjes së Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu, i cili ndërroi jetë më 17 janar të vitit 1468 në Lezhë.

Kjo datë është simbol i luftës së tij të përkushtuar për liri dhe pavarësi, si dhe i sakrificave të mëdha për mbrojtjen e trojeve shqiptare kundër pushtuesve osmanë.

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

I lindur në vitin 1403, Gjergj Kastriot Skëndërbeu ishte një figurë e shquar e historisë shqiptare. I ati ishte Gjon Kastrioti, udhëheqës i Krujës dhe Mirditës dhe e ëma ishte Vojsava.

Pas kthimit në atdhe, ai u ngrit si udhëheqës i shqiptarëve, duke krijuar një aleancë të gjerë që kundërshtoi avancimin osman në Ballkan. Skënderbeu është një emër i paharrueshëm i historisë kombëtare, i cili përfaqësoi guximin dhe qëndresën e paepur për lirinë dhe dinjitetin e shqiptarëve.

Related Articles

Back to top button
Close
Close