KurioziteteLajmeMaqedoni

Sonte fillon pranvera dhe ja sa do të zgjasë

Pranvera në hemisferën veriore fillon sonte në ora 22 e 24 minuta. Pranvera këtë vit do të zgjasë 92 ditë, 17 orë e 33 minuta, pra deri më 21 qershor 2022, në orën 16:57, kur do të fillojë vera.

Në të njëjtën kohë, vjeshta fillon sot në hemisferën jugore.

Dielli në Shkup ka lindur sot në orën 05:38 dhe do të perëndojë në orën 17:46. Dita do të zgjasë 12 orë e 8 minuta.

Moti sot në vend do të jetë me diell dhe relativisht i ngrohtë me vranësira të ulëta deri mesatare dhe me erë të dobët deri mesatare nga jugu. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 17 deri në 21 gradë Celsius.

Related Articles

Back to top button
Close
Close